Art&Argëtim

20 vite pa luajtur një komedi romantike, Julia Roberts tregon pse nuk ka pranuar asnjë rol

19 Prill 2022, 13:34 Nga DOSJA

SHBA– Aktorja fituese e çmimit Oscar, Julia Roberts, e cila u bë një yll kinemaje për shkak të një vargu komedish romantike të dashura si Pretty Woman, Notting Hill dhe My Best Friend’s Wedding, tha se nuk është me zgjedhje që nuk e ka bërë një të tillë në 20 vite.

Njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar që unë nuk kam bërë një komedi romantike sikur nuk dua ta bëj më. Nëse do të kisha lexuar diçka që mendoja se ishte ai niveli i shkrimit si në ‘Notting Hill’ ose niveli i argëtimit të çmendur në ‘Dasmën e mikut tim më të mirë’, do ta bëja”, tha Roberts për New York Times Magazine këtë të dielë.

Edhe pasi zbuloi se pas 20 vitesh skenari romantik që i pëlqeu, do të ishte ‘Bileta për Parajsë’ e Ol Parker-it, i planifikuar të dilte këtë tetor, por ajo u shpreh se kishte një pengesë pasi donte të kishte si partner yllin hollivudian, George Clooney.

“Mendova, epo, fatkeqësi, sepse kjo funksionon vetëm nëse është George Clooney.“-tha Roberts.

Roberts mori famën e saj në Hollivud në vitet ’90 dhe 2000 me rolet e saj në filmat: Pretty Woman, My Best Friend’s Wedding, Ranaway Bride dhe America’s Sweethearts.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz julia roberts ol parker julia roberts ol parker

Sondazh

Poll