Art&Argëtim

Bashkëshorti i Merita Halilit: I harrova ditëlindjen, tani i bëj dhurata çdo ditë

20 Prill 2022, 07:53 Nga DOSJA
Bashkëshorti i Merita Halilit: I harrova ditëlindjen, tani i bëj

TIRANË– Këngëtarja e njohur Merita Halil, dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni, ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku edhe treguan më shumë për martesën e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit në studio, Raifi tregoi një sekret; ai e kishte harruar njëherë ditëlindjen e bashkëshortes, ndaj dhe për të rregulluar marrëdhënien me të, kishte zgjedhur që t’i bënte dhurata çdo ditë. E po ashtu, ata u shprehën se sekreti i lumturisë së tyre është toleranca, pak xhelozi dhe disa harresa që ‘zhbëhen’ me gjeste të ëmbla.

PJESË NGA BISEDA:

Rudina Magjistari: Cili prej jush e harron ditëlindjen e partnerit? Oh, Raifi. Merita s’harron kurrë?

Merita Halili: Asnjëherë.

Raif Hyseni: E di pse? Se gjithmonë e trajtoj sikur e ka ditëlindjen çdo ditë.

Rudina Magjistari: Kështu që merrke shumë dhurata gjatë vitit, Merita?

Merita Halili: Shumë.

Merita dhe Raifi, prej 33 vitesh janë partnerë në jetë e në skenë dhe vazhdojnë të ruajnë dashurinë njësoj si ditën e parë.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz merita halili raif hyseni merita halili raif hyseni

Sondazh

Poll