Art&Argëtim

Në filma superhero! Arrestohet aktori i njohur pasi gotiti një grua me karrige në kokë

20 Prill 2022, 07:18 Nga DOSJA
Në filma superhero! Arrestohet aktori i njohur pasi gotiti një grua me

SHBA- Aktori amerikan  Ezra Miller, i cili luan në filmin e ardhshëm të DC “The Flash”, u arrestua të martën në ishullin Haëaii për herë të dytë këtë vit.

Sipas CNN, Departamenti i Policisë së Hawait ka thënë se 29-vjeçari u arrestua për sulm të shkallës së dytë rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës pas një incidenti në një banesë private pranë qytetit të Pāhoa.

“Gjatë rrjedhës së hetimit të tyre, policia përcaktoi se individi, i identifikuar më vonë si Ezra Miller, u inatos pasi iu kërkua të largohej dhe thuhet se hodhi një karrige, duke goditur një grua 26-vjeçare në ballë, “-thuhej në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë sipas policisë thuhet se gruaja e plagosur ka refuzuar të marrë mjekimin.

Muajin e kaluar Miller, i cili më parë u shfaq në shumë filma me superhero, u arrestua në Hilo, Haëaii dhe u akuzua për sjellje të çrregullt dhe ngacmim pas një incidenti në një bar. Policia thotë se Miller është liruar nga burgu në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Filmi i “The Flash” aktualisht është planifikuar të dalë në verën e 2023.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestohet aktori amerikan ezra miller goditi ne koke nje 26 vjecare arrestohet aktori amerikan ezra miller goditi ne koke nje 26 vjecare

Sondazh

Poll