Politike

Berisha: Pashpirtësi, vogëlushëve u mungojnë ilaçet në spitale, Rama ha biftek 1 mijë $

19 Prill 2022, 19:35 Nga DOSJA
Berisha: Pashpirtësi, vogëlushëve u mungojnë ilaçet

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha shkruan se në spitale mungojnë ilaçet që mundësojnë shpëtimin e jetëve për fëmijët e sëmurë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se bëhet fjalë për mungesën e katër medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) që përgjatë 2 viteve të fundit mungon në Onko-Hematologji, në QSUT. Këto ilaçe kurojnë tumoret e leuçeminë. Berisha shton se kryeministri Edi Rama me ministrat harxhojnë miliona euro për udhëtime me avion dhe biftekë 1 mijë dollar, por nuk shohin gjërat kryesore dhe mungesën e medikamenteve në vend.

Postimi i plotë:

Pashpirtesi! Miq, nderkohe qe Edi Rama dhe ministrat e tij shpenzojne shume dhjetra milione euro per udhetime me avion ne dispozicion, luksin e zyrave dhe bifteke 1000 dollare, vogelushve u mungojne ilaçet jeteshpetuese ne spitalet dhe farmacite tona! Kjo pashpirtesi e ka detyruar gazetarin e njohur Osman Stafa te ngreje i revoltuar padi ne prokurori ndaj pergjegjesve te kesa mungese te pafalshme! Lexoni mesazhin e tij. sb PËR HERË TË PARË NË PROKURORI Dua t’i besoj DREJTËSISË së vendit tim, për këtë arsye depozitova sot në Prokurori këtë shkresë, e cila përmban informacione mbi shkelje të mundshme ligjore. Bëhet fjalë për mungesën e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUT. Kjo situatë duhet të ketë përgjegjës, dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen. Kjo, edhe që nesër askush të mos neglizhojë ilaçet jetëshpëtuese të fëmijëve të vegjël që vuajnë nga tumoret, leuçemia etj. Uroj që Prokuroria të hetojë, ta marrë seriozisht këtë çështje, sepse individëve u është mohuar e drejta e kujdesit shëndetësor, mjekimit etj.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll