Politike

‘Edhe fëmijët thonë 200 m larg ‘Rama ik!'”/ Kryeministri në Valias: Jeni demokratë ju…

19 Prill 2022, 15:51 Nga DOSJA
‘Edhe fëmijët thonë 200 m larg ‘Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Valias për të dorëzuar çelësat për 112 apartamente të reja të bllokut të parë për ata që humbën banesat e tyre nga tërmeti. Në fjalën e tij, Rama nuk i harroi batutat e tij për demokratët, duke u shprehur se ishin në maxhorancë në zonë, madje po ndikonin edhe tek fëmijët e tyre.

Këto janë pronë e patundshme e familjes tuaj. Kjo vlen për të gjithë ju dhe shumicën që janë demokratë, duken 4 orë larg. Nuk humbni gjë po të qeshni me gjithë zemër se shtëpi po merrni, jo ndonjë shkelm që të ikni nga shtëpia. Nuk është faji im apo i joni se e prisnit nga dikush dhe ua bëri tjetër kush. Kështu është jeta të bjen nga se pret. Për ju demokratët s’paska qenë kjo jetë se ju vu kundër, e ne vu kopshte, çerdhe, shkolla, shtëpia. Kështu që ju me gurë, ne me bukë. Nuk na vjen keq. Rëndësi ka që fëmijët, këta të vegjëlit fare se të tjerët i keni prish që tani se bërtasin “Rama ik” 200 metra larg. Të jenë në kushte optimale si ju e keni dëshiruar të jetë e ardhmja e familjes tuaj,”-tha Edi Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne valias edi rama edi rama ne valias

Sondazh

Poll