Politike

Rama përmend Berishën në Kamëz: Mos shkoni pas berihait, s’keni punë me Gjykatën e Parisit

19 Prill 2022, 16:26 Nga DOSJA
Rama përmend Berishën në Kamëz: Mos shkoni pas berihait,

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka përmendur procesin gjyqësor që po ndjek paraardhësi i tij Sali Berisha në Francë me Antony Blinken, Sekretarin Amerikan i Shtetit. I ndodhur në Valias, Kamëz, ku dorëzoi çelësat e apartamenteve të reja, Rama paralajmëroi qytetarët që të kishin kujdes me veprimet e tyre.

Referuar Berishës, Rama u tha të mos ndjekin ‘berihain’ në protesta, pasi shtëpitë nuk do të vijë t’ua marrë askush. Këtu shtoi se për rrjedhojë, nuk do të kenë nevojë tu drejtohen as Gjykatën e Parisit.

“Nuk është faji im që ju e prisnit nga tjetërkush. Rëndësi ka që gjërat të shkojnë mirë për ju. Shikonin punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë. Shikoni punën tuaj, aq më tepër që ju e keni gjetur shërbëtorin e duhur, që është Partia Socialiste. Ju jeni si ajo parulla e parë e PD “në qeverisim, bota na ndihmon”. Edhe këtu në Kamzës ashtu jeni: Ne rrimë, PS na ndihmon, ose ne protestojmë, PS na ndihmon. Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Por bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për t’i marrë, hajt rroftë PD,”- tha Rama ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rakip suli rama ne valias edi rama rakip suli rama ne valias

Sondazh

Poll