Politike

VD-“Më vjen keq se…”, Rama batuta me socialistit në Kamëz: Të ka vënë Rakipi ta lavdërosh

19 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
VD-“Më vjen keq se…”, Rama batuta me socialistit në

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat teksa ndodhej në Valais kur dorëzoi çelësat e apartmaneteve të reja në kuadër të procesit të Rindërtimit pas tërmeteve. Njërin prej të pranishëve e konsideroi socialist të zjarrtë, por shtoi se i vinte keq për të, pasi në Kamëz ishte në minorancë. Rama shtoi se me siguri, qytetari duhet të ishte udhëzuar nga kryebashkiaku Rakip Suli që të lavdëronte këtë të fundit. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Do vijë edhe ajo ditë që turistët do kalojnë në Kamëz, imagjinoni çfarë ka bërë Partia Socialiste. Por ju vazhdoni votoni Partinë Demokratike. Për ne ju nuk jeni të ndarë. Duam që zhvillimi të vijë për të gjithë. Kjo që po ndodh në këtë bashki është shembullore. Ne nuk i bëjmë për vota. Zgjedhjet mbaruan, u rrahet, do rriheni prapë. Ne vazhdojmë punën. Të shohim kujt do ia shtojë Zoti me shumë inatin.

Flet qytetari

Edi Rama: Ty të ka vënë Rakipi ta lavdërish, ti nuk je demokrat….

Qytetari flet sërish

Edi Rama: Jo, jo, ty të ka vënë Rakipi, të ka thënë dil aty dhe më lavdëro pak. Por edhe nëse s’të ka vënë, e bën vetë, prapë më keq akoma. Je socialist i flaktë, më vjen keq se je në minorancë këtu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rakip suli edi rama rakip suli

Sondazh

Poll