Politike

Rama s’e përjashtoi Rakipin, Bardhi: Peng i krimit

19 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
Rama s’e përjashtoi Rakipin, Bardhi: Peng i krimit

TIRANË– Gazment Bardhi deklaron se kryeministri Edi Rama vendos lidhje me krimin organizuar mbi atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shton se mospërjashtimi i Orlando Rakipit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste pas shpalljes nongrata të babait të tij, ish-deputetit Aqif Rakipi tregon se Rama është peng i krimit.

“Edi Rama heshti përsëri ndaj konstatimit të SHBA se ka Blej vota në bashkëpunim me krimin e saj. Me vendimin e sotëm provoi edhe njëherë se mbi marrëdheniet me SHBA, vendoset me krimin e saj dhe është peng i tij,”- shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Edi Rama heshti përsëri sot ndaj konstatimit të SHBA se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar. Me vendimin e sotëm provoi edhe njeherë se mbi marrëdheniet me SHBA, vendos marrëdhëniet me krimin e organizuar dhe është peng i tij.

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 19, 2022

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, u vendos që Rakipi të mos largohej nga socialistët me pretendimin se i ati, Aqif Rakipi është shpallur “non grata” për shkak të veprimeve të tij, e i biri nuk ka pse marrë përgjegjësi. 

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi orlando rakipi gazment bardhi orlando rakipi

Sondazh

Poll