Aktualitet

Tenderat/ Gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 të tjerët, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar

19 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Tenderat/ Gjyqi për Fatos Tushen dhe 21 të tjerët, GJKKO pranon

TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zhvilluar sot seancën e parë për kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe 21 të pandehurve të tjerë që akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për një kanal vaditës. Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 19 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë që është pranuar nga GJKKO. Ndërkohë që çështja është veçuar vetëm për dy të pandehurit e tjerë, Bujar Murati dhe Natasha Myrtaj. Ndërkohë që në seancën e sotme, të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të SHBA-së për të monitoruar nga afër të gjithë procesin. 

Po ashtu, gjatë seancës së sotme, SPAK nënvizoi në seancë se ka fakte e prova se në tenderat publikë për rehabilimitimin e kanalit vaditës janë përfshirë zytarë të bashkisë Lushnje, duke bërë të mundur që ta fitonte tenderin një firmë që nuk plotësonte kushtet.

Tushe u arrestua dhe u shkarkua nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Përveç rastit të abuzimit me tenderin, Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatos tushe fatos tushe ne spak fatos tushe fatos tushe ne spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2022, 11:35

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sauk

TIRANË- Dy makina janë përplasur në afërsi të TEG-ut në orën 13:05. Dy personat e përplasur janë identifikuar me inicialet A.T., dhe M.S. I aksidentuari me...