Aktualitet

Morën peng një person për 30 mijë €! Lihet në burg 3 autorët, gruaja: Më lironi, kam fëmijë

19 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Morën peng një person për 30 mijë €! Lihet në burg

TIRANË– Denalda Çezma, akuzuar për bashkëpunim në pengmarrjen e Emil Sorrës u njoh ditën e sotme me vendimin e Gjykatës. ‘Arrest me burg’ u dha për Çezmën, Shkëlqim Koçeku dhe për Sulltan Picari (i shpallur në kërkim). Gjatë fjalës së saj në gjyq, Çezma e cila ishte veshur me pizhame, kërkoi lirimin nga burgu, me pretendimin se ishte i riu ai që kërkonte të kishte lidhje me të dhe e bezdiste. 

“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, mësohet të jetë shprehur vajza.

‘Emil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhuanur të tre së bashku me grushta, shkelma, si edhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Sipas këtij shtetasi shkak për këtë ngjarje është lidhja intime që ai ka pasur me shtetasen Denalda Çezma, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë shtetases Denalda Çezma, në periudha të ndryshme shuma të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë vlerën e 30( tridhjetë) mijë eurove. Ai ka deklaruar se kjo shtetase e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe se i ka përdorur personat e mësipër më qëllim që të largonte këtë të fundit.’– thuhet në dosjen e prokuroisë.

Më 15 Mars policia arrestoi Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën pasi akuzohen se morën dhunuan dhe morën peng Ermil Sorrën. 37-vjeçarja i kishte dhënë një borxh prej 30 mijë eurosh të riut, me të cilin kishte shoqëri, pasi i kishte thënë se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t’u kuruar. Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. 

LEXO EDHE:

Pengmarrja në Tiranë! DETAJET, Autorët e veshën si një grua, e filmuan të gjithë skenën

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denalda çezma ermil sorra shkëlqim (rasim) koçeku sulltan picari denalda çezma ermil sorra shkëlqim (rasim) koçeku sulltan picari

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2022, 11:35

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sauk

TIRANË- Dy makina janë përplasur në afërsi të TEG-ut në orën 13:05. Dy personat e përplasur janë identifikuar me inicialet A.T., dhe M.S. I aksidentuari me...