Aktualitet

‘Emri i presidentit’/PS i ftoi në negociata,Mediu: Gjithëpërfshirje!Alibeaj: Do konsultohem

19 Prill 2022, 11:22 Nga DOSJA
‘Emri i presidentit’/PS i ftoi në negociata,Mediu:

TIRANË– Maxhoranca kërkon bisedime për emrin e presidentit të ri, por vetëm me krerët e grupeve parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda janë ftuar nesër për një takim me homologun e tyre socialist Taulant Balla për të nisur zyrtarisht negociatat lidhur me emrin e ri të kreut të shtetit. Por opozita do që presidenti i ri të zgjidhet me konsensus dhe pa ndarje politike. Në përgjigje të ftesës së kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për, Fatmir Mediu, propozoi që opozita të përfaqësohet si një trupë e vetme, dhe jo të ndarë, duke përfshirë këtu edhe LSI-në, në mënyrë që ti japë seriozitet procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Pas tij, në një prononcim për mediat doli kreu I PAA-së, Agron Duka që kërkoi përfaqësim nga çdo parti opozitare, e vetmja zgjidhje që sipas tij, procedura të mos ishte qesharake. Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, duket se nuk ka asnjë vendim për pranimin e ftesës së Ballës. Të paktën jo për momentin.

Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD për të dalë më një qëndrim dhe më pas për të diskutuar për procedurat që do të ndiqen. Po ashtu, ai shtoi se emri i presidenti të ri nuk duhet të zgjidhjet me një shumicë të thjeshtë edhe pse mazhoranca i ka votat për ta bërë. Të tre opozitarët që deri më tani janë prononcuar zëshëm për mendimin e tyre bien dakord vetëm në një pikë; duhet gjithëpërfaqësim dhe process serioz! Por ndërkohë që opozitarët diskutojnë me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje, socialistët nga ana tjetër votuan sot të gjithë 3 emrat e tyre lidhur me pasardhësin e Ilir Metës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Takim me Ballën për emrin e presidentit? Alibeaj: Do mblidhet grupi i PD, pastaj vendosim

Presidenti i ri, Agron Duka: Fola gati 1 orë me aleatët, duhet grup përfaqësues i opozitës

Presidenti i ri, Fatmir Mediu: Opozita të negociojë si trup i vetëm, duhet konsensus!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj fatmir mediu mesila doda zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj fatmir mediu mesila doda zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll