Aktualitet

Pengmarrja në Tiranë! DETAJET, Autorët e veshën si një grua, e filmuan të gjithë skenën

19 Prill 2022, 12:09 Nga DOSJA
Pengmarrja në Tiranë! DETAJET, Autorët e veshën si një

TIRANË– Ermal Sorra ka treguar detaje nga pengmarrja e tij. Denada Çezma e cila kishte një njohje me të riun e marrë peng, i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme. Vajza gënjente djalin me të cilin thuhej se frekuentohej se kishte nevojë për para pasi kishte nënën të sëmurë me kancer, duke i marrë atij 30 mijë euro borxh.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, mësohet se i shprehej Çezmja djalit, ndërsa 30-vjeçari i jepte para. Por pasi i mori disa herë shuma të ndryshme eurosh, vajza humbet çdo gjurmë me djalin, duke i fikur edhe telefonin. Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë Çezmjas, ku i kërkonte lekët.

Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun. Në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro.

LAJMI KRYESOR: Morën peng një person për 30 mijë €! Lihet në burg 3 autorët, gruaja: Më lironi, kam fëmijë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denalda çezma ermal sorra denalda çezma ermal sorra

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2022, 11:35

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sauk

TIRANË- Dy makina janë përplasur në afërsi të TEG-ut në orën 13:05. Dy personat e përplasur janë identifikuar me inicialet A.T., dhe M.S. I aksidentuari me...