Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me më shumë të burgosur, më shumë se gjysma pa vendim përfundimtar

19 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Shqipëria ndër vendet me më shumë të burgosur, më

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurëve në Europë për vitin 2021,me 4.595 të tillë, duke u renditur përkrah Rusisë, Turqisë etj. Vendi ynë ka 162.4 të burgosur për 100 mijë banorë dhe mesatarja europiane është 116.1 të dënuar për 100 mijë banorë. 2.4% e tyre janë të huaj.

Numri i të burgosurëve në Shqipëri kanë ardhur me rënie, pas shifrës më të lartë në një dekadë për vitin 2015, me 207.3 të burgosur për 100.000 banorë. Shqipëria renditet në vendin e katërt për përqindjen më të lartë të burgosurëve që nuk i është dhënë një vendim final, me 50.3% të totalit, 2.282 individë.

Kohëzgjatja mesatare e dënimit me heqje lirie në Shqipëri është 15.4 vite, duke kaluar përsëri mesataren europiane që është 12.4 vite. 176 nga të burgosurit kanë burgim të përjetshëm, ndërsa pjesa më e madhe 5-10 vite.

Në ndarjen gjinore dhe moshore, 1.3% e të burgosurëve total në Shqipëri janë gra, ndërsa 4% e të burgosurëve e kalojnë moshën 65 vjeç, shifër mjaft e lartë në krahasim me vendet europiane duke e rënditur Shqipërinë të nëntën. Mosha mesatare e të burgosurëve është 36 vjeç.

Gjatë 2021-shit në institucionin e riedukimit në vendin tonë qëndronin 19 të rinj.

Numri më i madh i të dënuarëve në burgjet e vendit tonë janë për vrasje ose tentativë, 33% e tyre, ndjekur nga trafikimi i drogës me 26.4%.

Vihet re që shifra më e vogël i përket burgosjes për përdhunim, 16 të burgosur, 0.7% e totalit dhe çështjeve ekonomike/financiare me vetëm 2 persona, 0.1%. Kapacitetet e burgjeve në Shqipëri shkojnë deri në 6.150 persona, prandaj të dënuarit nuk mund të kenë qeli individuale. Për të krimet e të miturve, kapacitetet janë deri në 40.

Ndërkohë Shqipëria ka përqindjen më të lartë të tyre në rajon. Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 153.4 të burgosur për 100 mijë banorë.

Numrin më të lartë të burgosurëve në Europë e ka Rusia, me 228.1 të burgosur për 100.000 banorë. Ndërsa numrin më të vogël, San Marino me 26.5% në 100.000 banorë./ GAZETASI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burg burgje ne shqiperi shqiperi burg burgje ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll