Bota

‘I vetmi që votoi në Serbi’, ish-kryetarja e Preshevës akuza politikanit shqiptar

19 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
‘I vetmi që votoi në Serbi’, ish-kryetarja e

KOSOVË– Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar Shqiprim Arifi si të vetmin politikan të Luginës së Preshevës i cili votoi në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Në një status Sinani tha se Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po bëjnë të pamundurën për t;ju larguar ditës kur vendos populli por sipas saj janë të vetëdijshëm që janë të vetmuar.

Postimi i saj i plotë:

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për President të Serbisë.

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që kritikon ngritjen e temës së krimeve të luftës së Serbisë në Beograd.

– Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.

Por, Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla. Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu.

Si të tillë, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.

Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar. Se janë pakicë ekstreme politike dhe elektorale.

Siç u pa në zgjedhjet e fundit. Siç do të jetë në zgjedhjet e reja.

#Puçistët #Pakica #Paterica #ZgjedhjeTëReja

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ardita sinani sami salihu shqiprim arifi zgjedhjet në serbi ardita sinani sami salihu shqiprim arifi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll