Bota

MISTERI: 3 marinarë amerikanë u gjetën të vdekur në një aeroplanmbajtëse, nisin hetimet

19 Prill 2022, 10:48 Nga DOSJA
MISTERI: 3 marinarë amerikanë u gjetën të vdekur në

SHBA- Marina e anijes, ka njoftuar se tre marinarë nga aeroplanmbajtësja USS George Washington u gjetën të vdekur. Ndërsa Shërbimi i Hetimit Kriminal Detar dhe autoritetet lokale hetojnë vdekjet. Sipas CNN, trupi i një prej marinarëve u gjet në bordin e transportuesit të premten e kaluar, ndërsa dy marinarë të tjerë u gjetën në vende jashtë bazës më datën 9 dhe 10 prill. Zëdhënësi i Marinës, Reann Mommsen, tregoi se kjo ngjarje mbetet nën hetim.

“Ndërsa këto incidente mbeten nën hetim, nuk ka asnjë tregues fillestar që sugjeron se ka një lidhje midis këtyre ngjarjeve tragjike,“-tha Mommsen.

Marina e identifikoi marinarin e gjetur të vdekur më 9 prill si Specialist i Shërbimeve me Pakicë të klasit të 3-të Mikail Sharp; ndërsa tjetri u gjet i vdekur më 10 prill, e u identifikua si elektriçistja e klasit të 3-të të Komunikimit të Brendshëm, Natasha Huffman. Por deri më tani ende nuk dihet se kush është anëtari i tretë i bordit që humbi jetën.

USS George Ëashington është një aeroplanmbajtëse e klasit Nimitz me energji bërthamore, e aktualisht ndodhet në Neëport Neës.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota cmdr. reann mommsen mikail sharp. natasha huffman. uss george washington cmdr. reann mommsen mikail sharp. natasha huffman. uss george washington\

Sondazh

Poll