Bota

Si e “joshin” elektoratin-ANALIZA: Pse liderët botërorë ‘zhvishen’ për të treguar forcën

19 Prill 2022, 11:04 Nga DOSJA
Si e “joshin” elektoratin-ANALIZA: Pse liderët

BOTË- Ditën e djehsme bëri xhiron e rrjetit një foto e presidentit francez Emmanule Macron i cili pozonte me këmishë të zbërthyer dhe duke buzëqeshur në divanin e zyrës së tij. Ato u bënë shkak i memeve të shumta në rrjetet sociale të cilat i adhurojnë foto të tilla.

Sipas CNN, publikimi i kësaj fotografie, së bashku me të tjera, nga fotografi i tij zyrtar, Soazig de la Moissonnière, në llogarinë e saj në Instagram u interpretua nga shumë njerëz si një përpjekje e stafit të presidentit për të tërhequr votues të rinj.

Fushata e vaksinimit rezultoi të ishte një mundësi kryesore për politikanët që të heqin këmishat, madje disa u shfaqën aq rehat me objektivin, saqë nuk ngurruan të shfaqeshin gjysmë të zhveshur.

Kryeministri shqiptar  Edi Rama nuk e ka patur problem të zbërthejë këmishën dhe të zbulojë një pjesë të kraharorit gjatë vaksimit ashtu si ai grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë një hap më tej duke e hequr tërësisht këmishën.

Vladimir Putin është i famshëm për prirjen e tij të përjetshme për të treguar gjoksin e tij të depiluar, zakonisht pranë një kali ose një ariu, buzë lumit ose diku tjetër. Matteo Salvini, ministri euroskeptik i linjës së ashpër të Italisë, ka pozuar gjysmë i zhveshur në shtratin e tij, duke sfiduar formën e tij jo aq ideale dhe duke u dukur jashtëzakonisht krenar për të.

“Pyetja është pse këta liderë shpesh e shohin këtë përfaqësim seksual shumë mashkullor politikisht të dobishëm. Përgjigja më e mirë që kam dëgjuar është se maskiliteti nuk ka të bëjë vetëm me pushtetin mbi gratë, por edhe me transmetimin e fuqisë suaj te burrat e tjerë.“- tha Dr. Luke Cooper, autor i një libri mbi të drejtën evropiane të titulluar ‘Infektimi autoritar’.

Megjithatë, vlen të theksohet se Putini u vaksinua pa praninë e fotografëve, ndërsa hungarezi Victor Orban ishte i veshur me një bluzë të bardhë, e cila zbulonte vetëm një pjesë të vogël të shpatullës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota edi rama emmanule macron kyriakos mitsotakis lideret boterore edi rama emmanule macron kyriakos mitsotakis lideret boterore

Sondazh

Poll