Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari në Itali, përndiqte ish-gruan dhe njeriun që shoqërohej ajo

19 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Arrestohet 40-vjeçari në Itali, përndiqte ish-gruan dhe njeriun

ITALI– Në Luzzi, një 40-vjeçar shqiptar është vendosur në arrest shtëpie, pasi ka përndjekur ish-gruan dhe një person tjetër. Shqiptari me anë të profileve “Fake” në Facebook kërcënonte me foto, mesazhe kërcënuese dhe fyese ish-partneren e tij dhe personin me të cilin ajo po shoqërohej së fundmi. Sipas, mediave italiane sjelljet e përndjekjes janë shfaqur edhe drejtpërdrejt, pasi sa herë ata kalonin pranë shtëpisë së shqiptarit, ai shikonte për t’i fyer dhe kërcënuar.

Përshkallëzimi i dhunës u konfirmua më tej në momentin ku i arrestuari duke drejtuar makinën e tij tentoi të godiste dy herë shokun e ish-partneres dhe më pas zbriti nga makina i armatosur me shkop dhe thikë dhe e ndoqi nga duke e goditur disa herë.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali arrestohet shqiptari itali

Sondazh

Poll