Aktualitet

Grabitja e Postës, dëshmia e plotë e autorit: Elisi po vëzhgonte lëvizjet e punonjësve…

19 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
Grabitja e Postës, dëshmia e plotë e autorit: Elisi po

TIRANË– Algert Kurti, i riu i cili është arrestuar nga policia si autori që grabiti nën kërcënimin e një arme, në filialin e Postës Shqiptare në qytetin e Kamzës ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka treguar se është takuar me Elisin te posta, aty ku ky i fundit kishte qëndruar për të studiuar punonjësit e postës.

“Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty tek posta dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të postës. Kur shkova ta takoj me tha që do grabisim postën. Unë nuk kam marrë lekë, dhe ku Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen unë po prisja jashtë. Kemi qenë në këmbë jo në makinë. Në momentin që Elisi ka dalë jashtë, kalova në krahun tjetër të rrugës nga ana e gjimnazit. Më vonë kam shkuar në Institut për të lënë një porosi tek një miku im. Nuk kam takuar më me Elisin dhe nuk kam folur me të. Thjesht kam pasur dijeni për këtë ngjarje” mësohet të jetë shprehur i riu para hetuesve.

LAJMI KRYESOR: Grabitja e Postës në Kamëz! Arrestohet një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpuntori

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elis suci elis suci

Sondazh

Poll