Aktualitet

Vdekja e 19-vjeçarit në Portin e Durrësit, Gjykata lë në burg 3 punonjësit e arrestuar

19 Prill 2022, 09:10 Nga DOSJA
Vdekja e 19-vjeçarit në Portin e Durrësit, Gjykata lë

TIRANË– Ditën e sotme janë lënë në burg tre punonjësit e Portit të Durrësit të cilët u arrestuan pas vdekjes së punëtorit 19-vjeçar. Tre punonjësit akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku. 

Nazmi Varaku, Rendi Biçaku dhe Bledar Troplini u lanë në “Arrest me burg”. Këta persona nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.

Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Varaku, me funksion manovrator i makinerisë, Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës, u arrestuan për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar delia nazmi varaku porti porti i durresit rendi biçaku arrestohet bledar delia nazmi varaku porti porti i durresit rendi biçaku

Sondazh

Poll