Aktualitet

U penalizua për dritare! Biseda me Blushin, Bojken: Kam jetuar me një grua që është në burg

19 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
U penalizua për dritare! Biseda me Blushin, Bojken: Kam jetuar me një

TIRANË– Bojken Lako do duhet të vuajë dënimin me burg për shtesën që ka bërë në studion e tij muzikore. Kështu deklaroi ai gjatë bisedës me gazetarin Ben Blushi, fragmentet të cilat u ndanë në rrjetin social të këtij të fundit. Në një pjesë të bisedës, Bojken tregoi se i vjen keq për personat që vuajnë dënimin si dhe shtoi se ka jetuar me një grua që tashmë është në burg.

BISEDA:

Ben Blushi: Pse do të fusnin në burg?

Bojken Lako: Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë

Blushi: Si u sollën mirë duke të çuar në burg?

Lako: Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.

Blushi: Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj

Lako: Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.

Blushi: Paske shpëtuar mirë,

Po, tha, me shërbim prove, duhet të paraqitem.

Blushi: U morën të gjithë me ty, a thua se kishe bërë ndonjë pallat pa leje,

Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri

Ça donin, i thashë

Lako: Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve

Do të paguajnë, e pyeta

Lako: Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet

Do shkosh?

Lako: Do shkoj, më vjen keq për ata aty brenda. Kam jetuar me një grua që tani është në burg

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore showbiz ben blushi bojken lako ben blushi bojken lako

Sondazh

Poll