Aktualitet

Para mbledhjes së PS! Rama takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair

19 Prill 2022, 07:34 Nga DOSJA
Para mbledhjes së PS! Rama takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kryeministri, ku mendohet se është diskutuar lidhur me aksionet politike, kryesisht të natyrës ndërkombëtare.

Gjithashtu, ky takim pak minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve për propozimet e deputetëve për emrin e presidentit, ndërsa gjithashtu do të merret edhe një vendim lidhur me deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Edhe pse Blair nuk është më këshilltari i kryeministrit, sërish duket se dyshja takohet për të shkëmbyer mendime lidhur me çështje ‘kyçe’ në vendin tonë.

Këshillat ndaj qeverisë shqiptare i filloi menjëherë me krijimin e qeverisë në shtator 2013, por kishte hapur dyert e një vizite të Ramës në Amerikë që në gusht të atij viti. Megjithatë bashkëpunimi mes tyre nuk zgjati shumë, deri në vitin 2015. Nga takimi i tyre sot nuk ka takim, ndërkohë që edhe Rama është ‘kursyer’ me detajet.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhja e presidentit dhe ‘fati’ i Orlando Rakipit! PS mbledh Grupin Parlamentar

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022

Sondazh

Poll