Për herë të parë në vend kryhet testi i drogës! Arrestohet i riu, policia i heq patentën
19 Prill 2022, 08:01Nga DOSJA
TIRANË-Për herë të parë në vend, drejtuesit e mjeteve do t’u nënshtrohen testit të drogës. Një 25-vjeçar është i riu i cili rezultoi se kishte konsumuar lëndë narkotike, pas kryerjes së testit të drogës. Policia njofton se me anë të aparatit AquilaScan u bë e ditur se i riu drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Policia arrestoi të riun, i hoqi patentën si dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, nga testi i drogës i kryer nga Policia Rrugore e Tiranës, vihet në pranga 25-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit iu gjet një sasi lënde narkotike. Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Dalin pamjet e para nga mbledhja e grupit të PS, i mbledhur sot për të nisur procedurat për presidentin e riNdihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa ...
TIRANË– Algert Kurti është njëri nga autorët që grabiti Postën në Kamëz. I riu, tashme i arrestuar ka treguar për grupin hetimor se nuk ishte i vetëm...
MAL I ZI– Një moment i Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ai shihet duke ‘luftuar’ me flamurin e Bashkimit E...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në vend dhe botë. Dosja.al ka në faqe të parë mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, në të ci...
TIRANË– Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e ulëta dhe malore. Sipas M...
Pandemia Covid -19 në vitin e parë të saj (2020) për shkak të kufizimeve në lëvizje pengoi trajtimin e të sëmurëve në të gjitha diagnozat, teksa rreziqet më të ...
Dhënia e shërbimeve ndaj individëve jo në pak raste shoqërohet me neglizhencë dhe indiferentizëm e për rrjedhojë kjo bëhet pjesë e ankesave pranë mbikëqyrësve. ...