Bota

PRAG TRAGJEDIE në Itali/ 8 persona fundosen në liqenin e ngrirë, mes tyre foshnja 4-muajshe

19 Prill 2022, 06:32 Nga DOSJA
PRAG TRAGJEDIE në Itali/ 8 persona fundosen në liqenin e ngrirë,

ITALI– Shtatë të rritur dhe një foshnjë 4-muajshe kanë shpëtuar mrekullisht pasi ranë në ujërat e liqenit Braies teksa po ecnin në sipërfaqen e ngrirë. Liqeni u thye për shkak të temperaturave në rritje të ditëve të fundit, duke bërë që të gjithë personat të fundosen.

Corriere raporton se të gjithë personat u dërguan për trajtim në spital, pasi kanë shfaqur shenja të hipotermisë së rëndë. Të parët që ranë në ujë, ishte familja me foshnjën 4 muajshe dhe më pas personat e tjerë, të cilët ndërhynë për të dhënë ndihmë.

Shërbimet e urgjencës ndërhynë me shpejtësi duke arritur të shpëtojnë të gjithë personat, të cilët ndodhen në kushte të hipotermisë së rëndë.

Ky është aksidenti i tretë dhe më i rëndë në dy ditë në liqenin Braies.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali liqen i grire liqeni ne itali itali liqen i grire liqeni ne itali

Sondazh

Poll