Bota

Mijëra denoncime për sëmundje! FDA heton kompaninë e drithërave ‘Lucky Charms’

19 Prill 2022, 06:07 Nga DOSJA
Mijëra denoncime për sëmundje! FDA heton kompaninë e

SHBA– Administrata e Ushqimit dhe Barnave njoftoi se po hetojnë denoncimet që iu kanë mbërritur nga konsumatorët, pasi u sëmurën pasi kishin ngrënë drithëra Lucky Charms. Konsumatorët postuan në lidhje me problemet e tyre gastrointestinale në iëaspoisoned.com, një faqe ku klientët mund të ndajnë raporte për çështjet e sigurisë ushqimore. Më shumë se 3,000 njerëz thanë se u sëmurën, duke pretenduar periudha të diarresë, nauze, dhimbje stomaku dhe të vjella, raporton People.

Sipas një postimi në Twitter nga faqja e raportimit të konsumatorëve, ka raporte nga e gjithë SHBA. Mijëra konsumatorë u ankuan për probleme pasi hëngrën drithërat, por kompania tha se nuk ka gjetur prova.

“Siguria e ushqimit është prioriteti ynë kryesor. Ne i marrim shqetësimet tuaja shumë seriozisht,” ndau në Twitter zyrtari Lucky Charms në një mesazh në lidhje me hetimet. “Përmes hetimeve tona të brendshme të vazhdueshme, ne nuk kemi gjetur asnjë provë të sëmundjes së konsumatorit të lidhur me konsumimin e Lucky Charms.”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota drithera hetim lucky charms shba drithera hetim lucky charms shba

Sondazh

Poll