Politike

Berisha refuzoi dietat, Kuvendi: Ishte lapsus, i është depozituar vetëm rroga

18 Prill 2022, 17:36 Nga DOSJA
Berisha refuzoi dietat, Kuvendi: Ishte lapsus, i është depozituar

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit dhe deputetit Sali Berisha, ku ka deklaruar se i janë depozituar dietat mujore. Kuvendit në një njoftim për mediat, ka sqaruar se në llogarinë e Berishës nuk janë derdhur dietat por vetëm rroga mujore. Gjithashtu shkruhet se ka qenë një lapsus në publikimin që ata kanë bërë në faqën online.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Dietat për deputetët, Sali Berisha: S’i dua, shpenzimet dhe lëvizjet e mia i përballoj vetë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dietat e deputeteve te kuvendit kuvendi i shqiperise sali berisha dietat e deputeteve te kuvendit kuvendi i shqiperise sali berisha

Sondazh

Poll