Bota

Klitschko kritikon Gjermaninë: Kemi nevojë për armët e rënda, çdo vonesë kushton jetë

18 Prill 2022, 15:48 Nga DOSJA
Klitschko kritikon Gjermaninë: Kemi nevojë për armët e

UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka kritikuar qeverinë Gjermane për ngurrues të dërgesave të armëve.

Sipas Bild, Klitchko ka bërë thirrje Gjermanisë që ti dërgojë ukrainës armë.

“Ne kemi nevojë për armët e rënda nga Gjermania menjëherë. Çdo vonesë kushton jetë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Nuk mund ta kuptoj këtë debat,”-tha Klitschko.

Kryebashkiaku i Kievit nuk përjashtoi mundësinë që Putini mund të përdorë edhe armë bërthamore taktike gjatë pushtimit në Ukrainë.

Klitschko gjithashtu paralajmëroi se njerëzit nuk duhet të kthehen ende në Kiev.

“Kiev nuk është ende i sigurt, ne e përjetuam atë vetëm dje gjatë një sulmi me raket,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA: Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vitali klitschko lufta ukraine-rusi vitali klitschko

Sondazh

Poll