Bota

Presidentja Osmani: BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë

18 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
Presidentja Osmani: BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kritikuar rolin e Bashkimit Evropian karshi dialogut Kosovë Serbi. Në një deklaratë për TV Klan ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë parimin e barazisë së palëve.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”.

Ka përmendur kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës. E sheh të rëndësishëm rolin e SHBA-së në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuciç ka ndodhur në Korrik të vitit të kaluar.

Marrë nga Klan TV. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni be bisedimet kosovë serbi vjosa osmani be bisedimet kosovë serbi vjosa osmani

Sondazh

Poll