Bota

‘Mariupol është ferri në tokë’, komandanti i marinës ukrainase i dërgon një letër Papës

18 Prill 2022, 15:23 Nga DOSJA
‘Mariupol është ferri në tokë’, komandanti i

UKRAINË-Komandanti i njësisë së marinës ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit i shkroi një letër Papa Françeskut duke i bërë thirrje që të shpëtonte njerëzit që kishin mbetur në qytet nën bombardimet e rënda.

Në letrën e publikuar në faqen e internetit të Ukrainska Pravda, Maj, Serhii Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës së Veçantë, shkruante se nuk i ka parë të gjitha deklaratat e papës pasi prej 50 ditësh lufton për të çliruar vendin e tij.

Unë nuk i kam parë thirrjet tuaja drejtuar botës dhe nuk i kam lexuar të gjitha deklaratat tuaja të fundit, kam qenë duke luftuar për më shumë se 50 ditë në rrethim të plotë dhe gjithçka për të cilën kam kohë është një betejë e ashpër për çdo metër të një qyteti të rrethuar nga armiku”.-tha ai.

Volyna tha se ishte gati të luftonte deri në fund, pavarësisht zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë dhe raketës, mungesës së ujit, ushqimit dhe ilaçeve, duke shtuar se në Mariupol është ferri në tokë pasi ka parë tmerre të shumta.

Ju ndoshta keni parë shumë në jetën tuaj. Por jam i sigurt që nuk keni parë kurrë çfarë po ndodh në Mariupol. Sepse kështu duket ferri në tokë. Kam pak kohë për të përshkruar të gjitha tmerret që shoh këtu çdo ditë. Në fabrikën Azovstal, gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe të ftohtë Çdo ditë duke u shënjestruar nga aviacioni armik. Të plagosurit vdesin çdo ditë sepse nuk ka ilaçe, nuk ka ujë, nuk ka ushqim”.-shtoi ai.

Oficeri foli dhe për teatrin e dramës në Mariupol që u godit nga një sulm rus ndërsa përdorej si strehë për civilët në mars.

“Ka ardhur koha kur lutja nuk mjafton. Ndihmoni për t’i shpëtuar. Pas bombardimit të teatrit të dramës, askush nuk i beson pushtuesit rusë. Sillni të vërtetën në botë, evakuoni njerëzit dhe shpëtoni jetën e tyre nga duart e Satanait, i cili dëshiron të djegë të gjitha gjallesat.“-tha Volina.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA: Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi papa françesku serhii volyna lufta ukraine-rusi papa françesku serhii volyna

Sondazh

Poll