Bota

Kryebashkiaku i Zaporizhias: Rusët kanë rrëmbyer djalin tim 16-vjeçar

18 Prill 2022, 15:21 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Zaporizhias: Rusët kanë rrëmbyer djalin tim

UKRAINË- Kryebashkiaku i Zaporizhias Oleh Buryak tha se trupat ruse rrëmbyen djalin e tij 16-vjeçar kur ai po përpiqej të evakuohej nga Melitopoli i pushtuar më 8 prill.

Sipas Ukrinform, Buryak ka thënë se ai nuk doli publikisht më herët pasi ata po përpiqeshin të lironin djalin e tij duke përdorur kanale diplomatike. 

“Ndodhi më 8 prill në orën 11:22 në pikën e kontrollit në Vasylivka. Djali im 16-vjeçar po drejtonte një makinë me dy gra që njihte dhe tre fëmijë të vegjël. Të gjithë shkuan në Zaporozhye. Kolona e makinave u ndalua nga ushtria ruse dhe ata filluan t’i afroheshin secilës për të kontrolluar se kush ku po shkonte. Ata panë telefonin e djalit tim dhe e nxorrën nga makina”- tha Buryak.

Sipas tij, makina është mbajtur në postbllo për tre orë, më pas të gjithë janë liruar, përveç 16-vjeçarit Vlad. Të njohurit thanë se u lutën që ta lironin djalin.

“Ata kanë tableta dhe kanë gjetur se unë jam babai i djalit. Gjatë gjithë kësaj kohe ne u përpoqëm ta zgjidhnim vetë çështjen, por nuk funksionoi”-tha ai. 

LAJMI KRYESOR/ LUFTA: Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll