Bota

Shtatë të vdekur, mes tyre një fëmijë dhe tetë të plagosur nga sulmet në Lviv

18 Prill 2022, 09:58 Nga DOSJA
Shtatë të vdekur, mes tyre një fëmijë dhe tetë

UKRAINË– Shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën, përfshirë një fëmijë, në sulmet me raketa ruse në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Lviv, Maksym Kozytskyy.

Sipas informacioneve nga Komanda e Operacioneve Ajrore Perëndimore, katër sulme me raketa në Lviv janë kryer sot. Tre ishin drejtuar në infrastrukturën ushtarake. Një goditi një dyqan gomash.”- tha Kozytskyy në Telegram.

Zjarret kanë shpërthyer dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë duke u zhvilluar, tha Kozytskyy, duke shtuar se detajet janë ende duke u mbledhur.

Kryetari i bashkisë së qytetit Andrii Sadovyi kishte thënë më parë se kishte pesë sulme me raketa në qytet ku u dëgjuan pesë shpërthime.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maksym kozytskyy. lufta ukraine-rusi maksym kozytskyy.

Sondazh

Poll