Bota

Aleatja e Scholz-it akuzohet për kontaktet me Rusinë, promovoi “Nord Stream 2” në Gjermani

18 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
Aleatja e Scholz-it akuzohet për kontaktet me Rusinë, promovoi

GJERMANI– Drejtuesja e shtetit federal të Mecklenburg-Vorpommern, socialdemokratja Manuela Schwesig është vënë në qendër të diskutimeve në Gjermani për shkak të kontakteve të saj me Rusinë dhe promovimin e Nord Stream 2.

Sipas The Times, Schwesig akuzohet se ka përdorur një fondacion mjedisor për të lobuar për gazsjellësin Nord Stream 2, kompaninë ruse të energjisë të mbështetur nga shteti, tregojnë dokumentet e zbuluara.

Manuela Schwesig, është anëtarja e fundit e Partisë Social Demokratike (SPD) të Olaf Scholz-it që është nën presion për lidhjet e saj me projektin e mbështetur nga Kremlini. Kritikët e kanë përshkruar atë si “kukullën e Putinit”.

Schwesig, 47 vjeç, akuzohet për ngritjen e një fondacioni mjedisor që ishte krijuar fshehurazi për të lobuar për tubacionin e gazit të mbështetur nga Rusia, për ta shmangur atë nga kritikat dhe për të anashkaluar sanksionet e SHBA.

Qindra e-maile dhe dokumente të publikuara sipas Ligjit të Informacionit për Mjedisin tregojnë se liderja e shtetit bashkëpunoi ngushtë me Nord Stream 2 AG, kompania që qëndron pas projektit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota manuela schwesig marredheniet gjermani-rusi nord stream 2 manuela schwesig marredheniet gjermani-rusi nord stream 2

Sondazh

Poll