Bota

E pyetën për deklaratat e Vuçiç, Kurti sulmon gazetarët: Mos u manipuloni nga Beogradi

18 Prill 2022, 13:59 Nga DOSJA
E pyetën për deklaratat e Vuçiç, Kurti sulmon

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka replikuar me gazetarët të cilët ishin prezent në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ku ai po vendoste kurora lulesh në kujtim të tij. Gazetarët e kanë pyetur Kutrin në lidhje me akuzat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Kosova po merr armë nga Britania, ky i fundit i është kthyer se nuk ka nevojë që Beogragi ti gënjejë kaq shumë.

Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë e që ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë. Unë iu përgjigja juve, ju lutem mos i merrni deklaratat e tyre për fakte me të cilat pastaj na bëni pyetje neve” -tha Kurti.

Media serbe “Novosti” shkroi se aeroplani ushtarak i forcave ajrore britanike, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAV”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore. Pas këtij shkrimi, doli vetë Vuçiç në media për të kërkuar shpjegime nga britanikët, ai është shprehur se askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

Marrëveshja e Kumanovës parasheh vetëm KFOR-in si forcë në Kosovë”, tha ai.

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2021 ka konstatuar se gjatë qeverisjes së Kurtit liria e medias ka pësuar kufizime serioze ndërkohë që janë evidentuar edhe situata kur gazetarët janë sulmuar edhe fizikisht.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll