Bota

Teksasi do të ekzekutojë të dënuarin me vdekje/ Jam penduar çdo ditë në 32 vitetet e fundit

18 Prill 2022, 14:12 Nga DOSJA
Teksasi do të ekzekutojë të dënuarin me vdekje/ Jam penduar

SHBA- Një i dënuar më vdekje në Teksas do të ekzekutohet këtë të enjte më 21. Carl Buntion, 78 vjeç paraqiti një peticion në Bordin e Shtetit të Faljeve dhe Lirimit me Kusht për t’i ndryshuar dënimin e tij me vdekje në përjetësi pa lirim me kusht dhe vendimi pritet të martën. 

 “Çdo ditë në 32 vitet e fundit jam penduar për atë që ka ndodhur”, tha ai gjatë një interviste për kanalin KHOU 11 këtë javë.

Sipas Le Parisien, në Shtetet e Bashkuara, një person mund të dënohet me vdekje vetëm nëse një juri zbulon se ata përbëjnë një rrezik të ardhshëm për të tjerët dhe shoqërinë. Megjithatë, në moshën 78-vjeçare, duke vuajtur nga marramendje të rënda, hepatit dhe cirrozë, Buntion nuk mund të jetë më i rrezikshëm, argumentojnë avokatët e tij. 

Ai ka kryer vetëm tre shkelje disiplinore gjatë dekadave të tij të burgimit, e fundit që daton 23 vjet më parë. Njëri për një sherr me një shokun e tij të burgosur, i dyti për shkak se kishte pasur më shumë rroba në qeli se sa lejohej, i treti për refuzimin e kontrollit të zhveshjes.

Në korrik 1990, Buntion ishte një baba i alkoolizuar dhe i dhunshëm. Ai ishte i dënuar trembëdhjetë herë dhe ishte në lirim me kusht pas një sulmi seksual ndaj një fëmije. Gjatë një ndalimi trafiku në Hjuston, Carl Buntion qëllon policin James Irby dhe e vret atë.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota carl buntion denohet me vdekje ne teksasshba shba carl buntion denohet me vdekje ne teksasshba shba

Sondazh

Poll