Bota

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, evakuuohen 3 ndërtesa

18 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, evakuuohen 3 ndërtesa

TURQI- Në Beyoglu të Stambollit rreth orës 08:30 ka ndodhur një shpërthim I fuqishëm. Sipas medias turke Sabah, flakët kanë nisur të përhapen përshkak të djegies së kabllove elektrike nëntokësore.

Pasi vendiu përfshi në flakë ka shpërthyer edhe kapaku i mbulesës së një pusete. Banorët që ishin në ndërtesë kanë dalë menjëherë pas shpërthimit. Sipas mediave turke në vendngjarje janë nisur menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve. 

Nga hetimet u konstatua se kabllot nëntokësore ishin djegur. Ekipet evakuuan 3 ndërtesa si masë paraprake ndërkohë ekipet elektrike ndërprenë rrymën në zonë.

Një banorë ka treguar momentin kur ai dhe familja e tij dolën nga ndërtesa e cila ishte e përfshirë në flakë.

“Nga nëntoka ka dalë tym që në mbrëmje. Ka pasur një shpërthim në mëngjes. Dolëm jashtë kur dëgjuam një zhurmë të madhe. Ndërtesa ishte krejtësisht bosh. Të gjithë dolëm jashtë. Në banjë dhe kuzhinë në shtëpi kishte tym të forte”-tha ai

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shperthim ne turqi shperthim ne turqi

Sondazh

Poll