Bota

Paralajmërimi i frikshëm, persona të panjohur sulmojnë makinën e një polici grek

18 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
Paralajmërimi i frikshëm, persona të panjohur sulmojnë

GREQI- Makina e një oficeri të policisë së Kalkidës në Greqi dhe bashkëshortes së tij është sulmuar në orët e para të mëngjesit me 13 plumba.

Sipas mediave greke, duket qartë se disa persona kanë dashur të dërgojnë një mesazh me sulmin që ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit, në Vasilikë të Evias, kur në vendngjarje nuk ka pasur persona. Autorët janë zhdukur në errësirë ​​menjëherë pas sulmit.

Polici dhe gruaja e tij, si dhe fqinjët, kanë dalë të shokuar, duke u përballur me vrimat e plumbave në dy makinat e çiftit.

Informacionet thonë se në vendin e sulmit janë gjetur 13 gëzhoja plumbash. Policia kreh të gjitha kamerat e zonës më të gjerë për të lokalizuar makinën e autorëve dhe sigurisht në mikroskop hyjnë edhe rastet që ka trajtuar punonjësi i Sigurimit.

(d.a/doaja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni policia greke policia greke

Sondazh

Poll