Bota

Makthi më i keq i Putinit! Ky vendim mund të ndryshojë ekuilibrin e luftës kundër Ukrainës

18 Prill 2022, 10:28 Nga DOSJA
Makthi më i keq i Putinit! Ky vendim mund të ndryshojë ekuilibrin

MOSKË- Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin përgatitet për një ofensivë të re në luftën me Ukrainën, strategët vazhdojnë të flasin për një skenar “finlandez”. Kryeministrja finlandeze Sana Marin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen suedeze Magdalena Anderson se Finlanda do të refuzonte politikën e saj të mos-angazhimit dhe do të bashkohej me NATO-n.

Por Finlandës dhe Suedisë mund t’i duhet deri në një vit për t’u bashkuar zyrtarisht me Aleancën e NATO-s pasi duhet vendim unanim nga të gjithë anëtarët e saj. Për Rusinë – e cila ka kaluar pjesën më të madhe të shekullit të kaluar duke i bërë presion Finlandës për të mbajtur një qëndrim neutral – ky nuk është lajm i mirë. Helsinki është më pak se 250 kilometra nga vendlindja e Putinit, Shën Petersburg, dhe anëtarësimi i Finlandës do të shënonte humbjen më të madhe diplomatike të kësaj lufte nga ana ruse.

“Nëse ai fiton në Ukrainë, por humbet Finlandën, ai patjetër do të dalë nga kjo si një humbës. Nëse i humbet të dyja, atëherë vërtetohet makthi i tij. Kufiri i Finlandës prej rreth 1000 kilometrash me Rusinë do të dyfishonte kufirin e NATO-s me Moskën, i cili do të ishte fronti më i gjatë i mundshëm midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Ky është një problem i ri jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në atë kulturor dhe ekonomik,”– tha James Dobbins, një ish-diplomat i lartë amerikan.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll