Bota

Tmerrohet taksisti në Prishtinë; nën kërcënimin e armës i marrin…90 euro

18 Prill 2022, 09:38 Nga DOSJA
Tmerrohet taksisti në Prishtinë; nën kërcënimin e

KOSOVË- Një taksist ka denoncuar një grabitje që i është bërë me armë zjarri. Gjatë mbrëmjes së kaluar, një person i ka hyrë në mjet dhe me armë zjarri i ka vjedhur 90 euro. Grabitësi fillimisht ka kërkuar nga taksisti që t’i “thyente” një kartmonedhë të madhe, por më pas e ka grabitur duke i marrë gjithë paratë që kishte me vete. Me të marrë ç’mundi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur nga puna për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE /Prishtinë 17.04.2022-21:30. Ankuesi mashkull kosovar shofer i një taksi ka raportuar se një person pasi ka hyrë në veturën e tij kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërroj në para të imta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës. I dyshuari kishte dal nga vetura duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove kosove

Sondazh

Poll