Bota

Sulm me raketa në kufi me Poloninë, Guvernatori i Lviv: Qëndroni në strehimore

18 Prill 2022, 06:16 Nga DOSJA
Sulm me raketa në kufi me Poloninë, Guvernatori i Lviv: Qëndroni

UKRAINË– Lviv perëndimor, qyteti afër kufirit të Ukrainës me Poloninë është zgjuar ditën e sotme me të paktën 5 shpërthime. Civilët kanë parë pa raketë në fluturim, raporton BBC. Alarmi për sulmin ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Shumë njerëz ishin ende në rrugë kur u përballën me tymin e zi nga shpërthimi.

Guvernatorit Makysm Kozytskyi konfirmon se Lviv është goditur nga 4 raketa. Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram ai tha se kjo ishte sipas “informacioneve paraprake”.

‘Qëndroni në strehimore”, ka shkruar ai për civilët.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll