Bota

Forcat ruse mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol, vendosin postblloqe për kontrolle

18 Prill 2022, 10:02 Nga DOSJA
Forcat ruse mbyllin hyrjen dhe daljen në Mariupol, vendosin postblloqe

UKRAINË– Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar  do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën, duke paralajmëruar se burrat që mbeten në qytet do të “filtrohen”.

Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha në Telegram të dielën forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet.

“Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme”, tha ai.

Në një deklaratë të veçantë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë. Andriushchenko shtoi, sipas informacioneve të marra nga brenda qytetit, burrat në qytet do t’i nënshtrohen “filtrimit”  të zhvendosur për kontroll nga forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë pretenduar se forcat ruse kanë kryer  filtrim të civilëve në zonat nën kontrollin e tyre, duke i kontrolluar ata në mënyrë biometrike, duke u konfiskuar telefonat e tyre dhe, në disa raste, duke i deportuar kundër vullnetit të tyre në Rusi. Këshilli i qytetit të Mariupolit ka pretenduar se filtrimi ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Rusisë për të mbuluar krimet e mundshme të luftës të kryera në qytet.

Forcat ukrainase që  mbronin qytetin më herët kundërshtuan një ultimatum nga Ministria Ruse e Mbrojtjes që u bënte thirrje ushtarëve ukrainas në qytet të dorëzoheshin.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi petro andriushchenko lufta ukraine-rusi petro andriushchenko

Sondazh

Poll