Bota

Eksperti britanik: Putin mund të sulmojë bazën e NATO-s që furnizon me armë Kievin

18 Prill 2022, 06:08 Nga DOSJA
Eksperti britanik: Putin mund të sulmojë bazën e NATO-s që

BRITANI– “Vladimir Putin është gjithmonë e më i dëshpëruar, aq sa mund të mendojë edhe të godasë ndonjë bazë të NATO-s që po furnizon me armë Kievin”. Ky është parashikimi i frikshëm që bëhet nga eksperti britanik, Lord Peter Ricketts, këshilltar i parë për sigurinë kombëtare, dhe një nga ekspertet më të mëdhenj të politikës ndërkombëtare, raporton The Mirror.

Ish-diplomati i karrierës, ambasador dhe ish-kreu i Agjencisë që koordinon shërbimet sekrete britanike, është i bindur që armët që në mënyrë zyrtare ose të fshehtë vendet e NATO-s po i dërgojnë ushtrisë ukrainase po i shkaktojnë dëme të paimagjinueshme ushtrisë së Moskës, duke shtuar irritimin e presidentit rus Vladmir Putin.

“Mendoj se Kremlini po mendon të kufizojë sa më shumë këtë lum armatimesh që po mban ushtrinë ukrainase. Ajo çka po na thonë rusët zyrtarisht por edhe privatisht është që ato armë po tregohen shume efektive”.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lord peter ricketts lufta ukraine-rusi lord peter ricketts lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll