Aktualitet

‘Rithemelimi’ vazhdon! Zgjedhje për krerët e 18 degëve të PD, tërhiqet kandidati në Kukës

17 Prill 2022, 06:27 Nga DOSJA
‘Rithemelimi’ vazhdon! Zgjedhje për krerët e 18

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të PD-së si në Vlorë, Pogradec, Patos, Sarandë, Delvinë dhe në disa zona të tjera për të zgjedhur kryetarët e rinj të degëve. Procesi i votimit është hapur që në orën 07:00, e ishte parashikuar që të zgjaste deri në orën 18:00, por në disa degë kanë dalë rezultatet e para të votimeve.

Deri më tani, pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave; në Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave; në Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave; në Tepelenë u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave; në Memaliaj u zgjodh Bujar Kapllani me 87.7% të votave; në Cërrik u shpall Nadire Asllani me 78% të votave, në Patus u shpall Shezaim Ymeraj me 69% të votave; në Këlcyrë u shpall Arjan Kasa me 92% të votave; në degën numër 3 në Tiranë u shpall Gëzim Demushi me 81% të votave; në Kukës u zgjodh Admir Sinamati me 91% të votave; në Sarandë u shpall Manjola Nikollo me 73% të votave; në Kamëz u zgjidh Arjan Hoxha dhe në Pogradec u zgjodh Genti Cela me 54% të votave.

Procesi i zhvillua pa probleme, përveçse në Kukës, kur Irel Elezi u largua nga gara me pretendimin se në listë ishin shtuar emra personazh që nuk i njihte, ndërsa kundërshtari i tij nuk votoi për respekt të konkurentit që la garën. Lidhur me pretendimet e Elezit, një reagim zyrtar nga Komisioni i Rithemelimit sqaroi se emrat e rinj ishin shtuar në referendumin e 18 dhjetorit. Megjithatë nuk pati rikthim në garë të të tërhequrit. Ndërkohë që zgjedhjet vijojnë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kundërshtarë të procesit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha duke zgjedhur që ta mos e komentojnë votimin që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim. 

KU KA PASUR VOTIME SOT: 

1.Cërrik
2. Patos
3. Gjirokastër
4. Përmet
5. Këlcyrë
6. Memaliaj
7. Tepelenë
8. Pogradec
9. Kukës
10. Has
11. Tirana 3
12. Tirana 9
13. Tirana 13
14. Kamëz
15. Kavajë
16. Vlorë
17. Delvinë
18. Sarandë

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet në nëntë degë të Partisë Demokratike, konkretisht në Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë dhe në 4 degë të Tiranës, ku sot janë shpallur edhe fituesit e po ashtu janë zgjedhur edhe kryetarët e degëve në Fushë Krujë (Agron Loka); Selenicë (Leonard Rakipaj); Fier (Rrapi Gjika); Mallakastër (Resmi Shanaj) dhe në Roskovec (Emels Xhaxhaj).

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet e PD-së në Pogradec, zgjidhet kryetar Genti Cela me 54% të votave

Zgjedhjet e PD-së në Sarandë, zgjidhet kryetare Manjola Nikollo me 73% të votave

Zgjedhjet e PD-së në Kukës, zgjidhet kryetar Admir Sinamati me 91% të votave

Zgjedhjet e PD-së në degën 3 në Tiranë, zgjidhet kryetar Gëzim Demushi me 81% të votave

Zgjedhjet e PD-së në Këlcyrë, zgjidhet kryetar Arjan Kasa me 92% të votave

Zgjedhjet e PD-së në Patos, zgjidhet kryetar Shezaim Ymeraj me 69% të votave

Zgjedhjet e PD-së në Cërrik, vendoset në krye Nadire Asllani me 78% të votave

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Memaliaj, zgjidhet Bujar Kapllani me rreth 88% të votave

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Tepelenë, zgjidhet Malo Sadikaj me 87% të votave

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Përmet, zgjidhet Arson Lipe me 81% të votave

Zgjedhjet për kryetar të PD në Gjirokastër, fiton Eris Shehaj me 53% të votave

Krerët e PD/ Ankesat për listat, Minarolli: I janë shtuar pjesëmarrësit e referendumit

Zgjedhjet në Kukës/ Kundërshtari u tërhoq nga gara, as Sinamati s’shkon: Do votoja Elezin

Luan Baçi: Alibeaj gënjen, s’i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e bashkimit

Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar

“President do emërohet dikush që i bindet”/ Boçi flet nga Elbasani: Rama po intimidon SPAK

Demokratët zgjedhin kreun e degës në Patos, dy kandidatë garojnë për drejtimin e saj

(I.A;k.m;d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhje ne deget e pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll