Politike

Libri me fakte tronditëse i Isuf Kalos/ Tritan Shehu: Revansh i shëmtuar me “Bllokun” në piedestal

15 Korrik 2019, 19:08 Nga DOSJA
Libri me fakte tronditëse i Isuf Kalos/ Tritan Shehu: Revansh i

TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për librin e publikuar nga mjeku i Enver Hoxhës, Isuf Kalo, në të cilin rrëfen sekretet e “Bllokut”.

Në një postim në Facebook, Shehu e ka quajtur si revansh të shëmtuar librin e Kalos, duke thënë se po tentohet të ngrihet Blloku në “piedistal”.

Sipas Tritan Shehut me këtë libër po tentohet të tregohet me “humanizëm” jetën e Bllokut, të cilin demokrati e quan si “Shtabi Suprem i persekucionit dhe krimeve.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Një revansh i shëmtuar për te vene Bllokun ne “piedestal”!

Një strategji disa vjeçare ne kreshendo kjo, për te mbjelle Sindromen e Stokolmit midis shqiptareve.

Lexoj gazeta, portale, libra te tera, te mbushura me tregime, shpjegime, foto plot “humanizem” te jetës ne te ashtuquajturin Bllok, Shtabin Suprem te persekucionit, krimeve, izolimit, indokrinimi tragjik te nje populli te tere.

Shikoni listat e “nomeklatures” te sotme dhe do ta gjeni ate ne shumice te lidhur me ate Bllok vrastar.

Përpjekjet per ta bere me “fytyre njeriu” ate ambjent kriminal, apo akoma me keq mashtrimet e përbindshme per te na bere te besojmë se disidenca, fidanet e demokracisë linden aty, jane monstruoze.

Aty nuk kishte disidence ndaj rrëgjimit, se pa ate rrëgjim ai Bllok nuk do te ekzitone me privilegjet e tij edhe me snobizmat e disave, qe mbroheshin pikerisht nga te qenit pjese e tij.

Aty kishte perfituese nga vuajtjet e nje popull te tere, kishte dhe “dele”, qe ne radhe e te bindur prisnin goditjen absurde te Xhelatit jo per ideale, por veçse se po u “soste kandili” i paracaktuar nga Paranojaku.

E pa imagjinueshme kjo tentative.

Përkundrazi, njerëzit ne Shqipëri kane akoma shume per te mesuar, kane nevoje akoma shume per te kuptuar dimensionet e pa kufi te krimeve te atij rregjimi, qe pikerisht per te zhvilluar e mbrojtur ate Bllok, nuk kurseu asgje qe mendonte se mund ta rrezikonte.

Demokracia ne Shqipëri nuk erdhi nga ai Bllok, ajo u vendos mbi vlerat e ketij vendi, mbi sakrificat e martirizimin e atyre qe vuajten me shume nga ai Bllok, mbi levizjen e madhe studentore, universitare, popullore te viteve 1990, qe u ngrit pikerisht per ta permbysur ate Bllok.

Le ta leme ate Bllok ne tragjizmin e tij pa tentuar ta retushojme, por duke mos harruar cfare fatkeqesish i solli e vazhdon t’i sjelle ai gjeneratave te tera te ne.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike libri i isuf kalos tritan shehu libri i isuf kalos tritan shehu

Sondazh

Poll