Bota

Francezët protestojnë kundër Marine Le Pen

17 Prill 2022, 10:53 Nga DOSJA
Francezët protestojnë kundër Marine Le Pen

FRANCË- Në Paris dhe në të gjithë Francën, mijëra njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme përpara balotazhit presidencial të fundjavës së ardhshme.

“Më mirë një votë që të qelbur se sa një votë që vret”-brohorisnin protestuesit. 

Në Paris dhe në rajon, gati 23,000 demonstrues dolën në rrugë të shtunën më 16 prill për t’i thënë “jo të djathtës ekstreme”, ndëekohë nuk bështesin as Emmanuel Macron.

“Ne jemi këtu për t’i thënë jo të djathtës ekstreme, për shoqërinë, liritë por edhe klimën. Do të ishte një regres i vërtetë nëse do të vinte në pushtet”-tha Jean-François Julliard, drejtor menaxhues i Greenpeace France në Paris.

Sipas France 24, gjithashtu në Marsejë, qyteti ku Emmanuel Macron mbajti një takim u mbajtën protesta.  

“Ne jemi këtu për të bllokuar të djathtën ekstreme”-tha një gjimnaziste e cila erdhi për të marshuar. 

Këtë vit, raundi i parë i votimit të dielën e kaluar krijoi një balotazh të përsëritur me atë të 2017, ndërsa tani presidenti i vendit po përballet me një sfidë shumë më të ashpër.

Përpara raundit të parë, Le Pen shfaqi zemërim mbi koston e jetesës dhe një perceptim se Macron është i shkëputur nga vështirësitë e përditshme. Kjo e bëri atë të përfundojë me 23.1% të votave krahasuar me 27.85% për Macron.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen proteste ne france zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron marine le pen proteste ne france zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll