Sport

Klopp bën histori kundër Guardiolës: i vetmi që e ka mundur 10 herë!…

17 Prill 2022, 06:17 Nga DOSJA

ANGLI – Liverpool i Jürgen Klopp it ka mposhtur 3-2 Manchester Cityn në gjysmëfinale të Emirates FA Cup këtë të shtunë dhe do të luajnë finalen e turneut në “Wembley”.

Me këtë fitore, Jürgen Klopp arriti të mposhtë për të dhjetën herë Pep Guardiolën, diçka që askush tjetër nuk e ka arritur në histori.

Gjermani ishte i vetmi trajner me më shumë fitore ndaj spanjolit, me 9, por vetëm në ndeshjen gjysmëfinale të turneut më të vjetër të futbollit në botë, ish-tekniku i Borussia Dortmundit e kaloi këtë shifër.

Deri para gjysmëfinales, bilanci i fitoreve dhe humbjeve mes Klopp dhe Guardiolës ishte praktikisht i njëjtë, me 9 fitore për secilin dhe 4 barazime.

Pas ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup, shifrat kanë ndryshuar. Klopp e ka mposhtur Guardiolën 10 herë, ka barazuar 5 herë dhe ka humbur 9 herë, në 24 ndeshje teksa është përballur me Guardiolën mes kohës së tij në Borussia Dortmund dhe tani në Liverpool.

Në Gjermani, në krye të skuadrës së Dortmundit, Klopp mundi Bayern Munichun të Pep në 4 ndeshje dhe me “Reds” e ka arritur në 6 ndeshje.

E qartë është, se ky bilanc ka shumë të ngjarë të ndryshojë gjatë viteve të ardhshme, pasi nuk duket se as Manchester City dhe as Liverpool, dy nga skuadrat me trajnerët më të mirë në botë, nuk do të tolerojnë ndaj njëri-tjetrit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport frikë nga skuadra e guardiolës jurgen klopp është i bindur trajnerin e saj gjerman jurgen klopp frikë nga skuadra e guardiolës jurgen klopp është i bindur trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll