Aktualitet

Zbulohet prostitucion në një tjetër qendër masazhesh, arrestohet pronari (EMRI)

15 Prill 2022, 12:18 Nga DOSJA
Zbulohet prostitucion në një tjetër qendër masazhesh,

TIRANË– Një qendër masazhesh që shfrytëzohej për prostitucion është zbuluar në Tiranë, në rrugën “5 Maji”. Në pranga është vënë administratori i biznesit Ardit Buci. Pas kontrolleve të policisë është konstatuar që 29-vjeçari Ardit Buci shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, si pasojë është vënë në pranga për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. 

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori. Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit buci prostitucion tek 5 maji ardit buci prostitucion tek 5 maji

Sondazh

Poll