Aktualitet

‘Shtëpi bari’ me parfum! Kapen dy shqiptarët në Spanjë, si e kamuflonin erën e kanabisit

16 Prill 2022, 14:21 Nga DOSJA
‘Shtëpi bari’ me parfum! Kapen dy shqiptarët në

SPANJË– Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë gjetur në një shtëpi bari. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët jetonin në shtëpië e barit dhe për të ‘humbur’ erën e kanabisi, përdornin parfum. Ata nxirrnin një freskues tekstili që e ngrohnin pranë aparatit për nxjerrjen e ajrit ku kishin vendosur dhe një parfum, në mënyrë që të kamuflonin erën.

Në total, Guardia Civile ka sekuestruar 25,000 gram boçe marihuanë të thatë , si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.

Emrat e shqiptarëve nuk janë zbardhur ende, por mësohet se ata janë të dy nga 34 vjeç dhe akuzohen për veprat penale ‘pjesë e grupit kriminal’, ‘krim kundër shëndetit publik’ dhe vjedhje me energjinë elektrike.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje arrestohen shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll