Aktualitet

Atentati në Shijak, banorët: Kamionçina i ra shtyllës, djali ishte tmerruar, i dhamë ujë

16 Prill 2022, 14:08 Nga DOSJA
Atentati në Shijak, banorët: Kamionçina i ra shtyllës,

DURRËS– Një prej banorëve të zonës në Shijak, ku mesditën e sotme u regjistrua atentati me armë zjarri, tregon se si e gjetën të riun që fatmirësisht i shpëtoi plumbave. Në një prononcim për Top Channel ai tregon se nuk ka dalë nga shtëpia direkt pas të shtënës së parë, por pasi dëgjoi që plumbat vijonin. Sipas banorit, kamionçina që drejtonte ish-efektivi Orland Paplekaj i ka rënë shtyllës pasi ka humbur orientimin. Të trembur, vetë banorët kanë lajmëtuar policinë. 

“Dëgjova tre krisma. Dëgjuam të parën nuk dolëm, dëgjuam të dytën dolëm jashtë, ishim duke pirë kafe te lokali dhe pamë që kamioncina i ra shtyllës, bëri masë korenti. Kur dolëm, vetura që e qëlloi iku. Ne s’pamë asgjë se një moment ishte. Lajmëruam policinë,”- thotë ai. 

Shoferi ishte tmerruar, ishte zverdhur. Morëm ca ujë ia dhamë edhe pritëm sa erdhi policia. Nuk e pamë makinën që qëlloi, jo , absolutisht jo. Pamë vetëm plumbin poshtë aty. Këtej del direkt për autostradë pastaj, ikën për Tiranë,”- shton ai më tej.

LAJM KRYESOR:ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të policit, u shpëton plumbave

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat orland paplekajt orland paplekaj atentat orland paplekajt orland paplekaj

Sondazh

Poll