Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg për mashtrim me kredi, ekstradohet nga Zvicra 48-vjeçari

16 Prill 2022, 13:52 Nga DOSJA
I dënuar me 6 vite burg për mashtrim me kredi, ekstradohet nga Zvicra

TIRANË– Avni Buci, 48 vjeç është ekstraduar nga Zvicra pasi rezulton të jetë shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur. Në njoftimin e Interpol Tirana bëhet me dije se 48-vjeçari Buci është dënuar me 6 vjet burg, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Ai, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

Njoftimi nga Interpol Tirana: Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:

Avni Buci, 48 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.   Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avni buci ekstradohet nga zvicra avni buci avni buci ekstradohet nga zvicra avni buci

Sondazh

Poll