Aktualitet

Kishte ditëlindjen e u zhvesh në lokal! I riu me duar të thyera në spital: Më rrahu policia

16 Prill 2022, 13:22 Nga DOSJA
Kishte ditëlindjen e u zhvesh në lokal! I riu me duar të thyera

TIRANË– Arsen Qose, një 39-vjeçar, banues në Tiranë ka dalë sot me duar të fashuara e hematoma në Gjykatë. I riu akuzohet për mosbindje të forcave të policisë, por vetë Qose pretendon të kundërtën. Top-Channel shkruan se Qose, pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen në barin e një hoteli ku ishte akomoduar në Dajt. Por, në gjendje të dehur, ai ishte zhveshur gjë që ka bërë që pronari i hotelit të thërrasë forcat e policisë e ta denoncojë për lakuriqësi.

Arsen Qose u arrestuar por nga komisariati përfundoi me të dyja duart e thyera në spital dhe për këtë i riu akuzon oficerët e policisë.

“Më ka rrahur e më ka masakruar policia, m’i ka thyer, ke raportin e spitalit të Ushtarakut, kam qenë i pavetëdijshëm,”- thotë ai. 

Ai doli përpara gjykatës për akuzën e kundërshtimit të policisë meqenëse sipas Prokurorisë ai nuk ju bind oficerëve kur tentuan ta shoqëronin, por në procesverbale edhe oficerët e policisë pretendojnë se janë dhunuar nga qytetari i dehur dhe se kanë fraktura.

Menjëherë mbasi klienti i tij u lirua nga gjykata nën masën detyrim paraqitje , avokati Erjon Kullolli kërkon zbardhjen e të vërtetës

 “Është dhunim i respektimit të të drejtave të njeriut,”- thotë ai.

Por nëse ky qytetar thotë të vërtetën, nëse këto fraktura janë shkaktuar nga një rrëzim aksidental apo për shkak të dhunës barbare të policisë këtë do ta konfirmojë Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila thotë se ka nisur menjëherë hetimet ndaj komisatiatit në fjalë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arsen qose dhunohet arsen qose arsen qose dhunohet arsen qose

Sondazh

Poll