Aktualitet

Humb jetën tragjikisht 39-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO + EMRI)

16 Prill 2022, 09:07 Nga DOSJA
Humb jetën tragjikisht 39-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO +

ITALI- Sandër Cerri, ka ndërruar jetë tragjikisht në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë. 39-vjeçari shqiptar po punonte në momentin që një pjesë e murit u shembur duke rënë sipër tij. Ndërtesa po rinovohej nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo dhe ndodhej pranë shkollës Manzoni.

Sipas, mediave italiane shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. 

Ai së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore, por më vonë ai kishte gjetur punë në ndërtim.

(a.b/d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali sandër cerri shqiptar itali sandër cerri shqiptar

Sondazh

Poll